Atentat dëshmitarit kryesor të gjyqit kundër Grupit të Dukagjinit. Ngjarja ndodhi paraditen e 25 Shtatorit të vitit 2003 ne Pejë, kur një bombë shpërtheu në makinën e Ramiz Muriqit, dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin kundër Grupit të Dukagjinit dhe aktivist i Lidhjes Demokratike ë Kosovës.
Bomba e telekomanduar në distancë shpertheu sapo Muriqi nisi makinën e tij në një rrugë qendrore të Pejës. Makina e blinduar e kishte shpëtuar nga vdekja personin nën shënjestër. Pavarësisht kësaj, Muriqi ishte plagosur lehtë në këtë sulm, ndërsa pjesa e përparme e makinës ishte dëmtuar plotësisht.
Më poshte keni fotot ekskluzive të sulmit më bombë ndaj Ramiz Muriqit në vitin 2003