[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: Shkumbin Mehmeti boton letrën, akuzon Qerim Kelmendin e Ramush Haradinajn për vrasje të pasluftë (Letra)



Botapress 1 Mars- Dëshmitë për krimet e pasluftës kanë filluar të dalin sheshit. Pas publikimeve të dosjeve të UNMIK-ut për vrasjet e pasluftës, sic është vrasja e Xhemajl Mustafës dhe plagosja e Fetahr Rudit, së fundi kanë dalë edhe dëshmi tjera që flasin për involvimin e drejtuesve të lartë politikë e insititucionalë në këto vrasje, shkruan Botapress.
Madje këto dëshmi po dalin nga familjarë të të vrarëve në kohën e pasluftës në Kosovë që mund të jenë dëshmitarë të mundshëm të Gjykatës Speciale në gjykimet ndaj krerëve të lartë të UCK-së.
Por ka dëshmi që po bëhen publike edhe nga të dyshuar për veprimtari kriminale. Një nga ata është edhje Shkumbin Mehmeti i cili është dënuar për vrasjen për vrasjen e zyrtarëve policorë të UNMIK-ut, një polic të UNMIK-ut dhe një polic të Kosovës, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2004.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës, më 9 nëntor 2007, e kishte shpallur fajtor Shkumbin Mehmetin për sulmin ndaj zyrtarëve të UNMIK-ut. Gjykata e kishte dënuar me 30 vjet burgim.
Por Mehmeti kohëve të fundit ka dhënë dëshmi e fakte jo vetëm të pjesëmarrjes së tij në vrasjet e pasluftës por ka korrepsonduar edhe me familjarë të të vrarëve të pasluftës.
Kështu në bazë të një dëshmie të komunikimit në Facebook me një familjar që mirëmban faqen e Facebook-ut me emër të Haki Imerit, i vrarë pas luftës në Kosovë, Shkumbin Mehmeti jep dëshmi të përfshirjes së Qerim Kelmendit e të Ramush Haradinajt në vrasjet e pasluftës në Kosovë.

 

Familja Imer i shkruan kryeprokurorit të Gjykatës speciale: Për vrasjen e babait e vëllaut tonë Haki Ymerit të hetohen Hashim Thaçi e Rexheop Selimi

 
Në letrën e postuar në faqen e Facebookut me emër të Haki Imerit Shkumbin Mehmeti shkruan se “Krahu i djathtë i Ibrahim Kelmendit që janë shumë sekret dhe që është më i afërt i tij është Fanol Bardhi, “Noli” “Figura. Qerimi (Qerim Kelmendi nën.ynë) është takuar me Ramush Haradinajn dhe jkanë marrë vesh që ti kryejnë vrasjet në Dukagjin. Kështu që Ramushi ju ka ndihmu Kelmendve me njerëz dhe mbështetje tjra që kanë qenë të nevojshme. Kjo marrëveshje ka ndodhë pas vrasjes së Smajl Hajdarajt.
Demë Elshani ka qënë personi i afërt i Kelmendve dhe njeri me ndikim në këtë grup.
Nazmi (Brahimaj) po ashtu ka pas ndikim në grup e ve[anarisht ka pas raporte të ngushta me Florim Ejpin. Kjo afërsi ka ndodhur pak kohë para vrasjes së Sebahate Tolajt.
Ka edhe persona tjerë që kanë mbështet grupin tonë me forma të ndryshme por për fillim besoj se mjafton këta” ka shkruar Shkumbin Kelmendi në letrën e tij në dorëshkrim, përjellë Botapress.

 

Kjo eshte nje leter e Shkumbin Mehmetit e pa-publikuar me pare
No photo description available.