[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: PDK-AAK-NISMA, arrijnë marrëveshje koalicioni, e konfirmon lideri opozitar!



Botapress, 21 Prill

Partitë politike në vend kanë filluar ti shpeshtojnë takimet në qytete të ndryshme të vendit duke u takuar me qytetarët dhe përkrahesit e tyre.

 

 

Madje PDK-ja, ka mbajtur edhe një Konventë me përkrahesit e saj e ku është nominuar lideri i saj, Kadri Veseli kandidat për kryeministër për zgjedhjet e reja parlamentare.

Por nuk është vetëm PDK-ja që po përgaditet për zgjedhje, fushatë gjithëandej në vend po bëjnë edhe subjektet tjera politike si LDK-ja, LVV-ja, AAK-ja e Nisma si dhe partitë e tjera në vend që po takohen ditë e natë me përkrahesit e tyre.
Sipas raportimeve të fundit koalicioni aktual qeverisës PDK-LDK pritet të prishet brenda këtij muaji, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja, që sipas gjitha gjasave do të mbahen me 28 maj ose 4 qershor.

Këto data Gazeta NewBorn i kishte mësuar qysh me 22 mars të këtij viti nga burime brenda partive që aktualisht udhëheqin vendin.

Por kush do ta udhëheq vendin pas zgjedhejve të reja? Siç mëson Gazeta NewBorn nga burime shumë të sigurta brenda partive opozitare, e madje të konfirmuara edhe nga një lider i një subjekti politik opozitar, është arritur një marrëveshje mes partive PDK-AAK-NISMA, marrëveshje kjo e cila do të fuqizohet po në ditët e para pasi të shpallet rezultati final nga KQZ-ja.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, sipas burimit është arritur në muajin e fundit të vitit të kaluar, por që ende mbahet e fshehtë, për shkak të situatës aktuale dhe zgjedhjeve që po flitet të mbahen qershorin e këtij viti.

 

 

Sipas këtij burimi anonim por shumë i sigurt, një koalicion i till do ti hap rrugë zhvillmit të vendit dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe poashtu do të ia sjellë liberalizimin e vizave Kosovës.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA, do të arrijë që ta votoj edhe Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi si dhe Asocacionin e Komunave Serbe, por jo në verisionet aktuale, por pas një rishikimi që do të kenë këto marrëveshje.

Gazeta NewBorn, ka arritur ti mësojë edhe disa nga postet kyçe të kësaj marrëveshje e të cilat do ti publikoj gjatë ditëve në vijem.