[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: Nasim Haradinaj ia kishte premtuar 300 mijë marka “Raketës” që ta ekzekutonte presidentin Rugova!



Nasim Haradinaj, një figurë shumë pak e njohur nga opinioni, derisa nuk e kërcënoi hapur deputeten Aida Dërguti, madje nga lozha e Kuvendit, vendi i mysafirëve, ku askush nuk ka as të drejtë fjale, as bëzajtje ndaj deputetëve, ai dhe Gucati morën guximin, dhe jo vetëm që folën, bën zhurmë, por edhe e kërcënuan hapur deputeten. Rast flagrant që s’ngjan as në kuvendet e shteteve afrikane.

Për këtë që të dy do të duhej të ishin arrestuar aty, menjëherë. Por, ata ishin sjellur sigurisht për këtë qëllim, për të ushtruar presione e shantazh ndaj deputetëve.

Nasim Haradinaj, pavarësisht se është i afërt me familjen e Ramush Haradinajt, gjithmonë ka qëndruar përkrah Thaçit e Veselit, pra me PDK-në dhe SHIK-un, deri kur i kishte vdekur babai, një ish i burgosur politik, dhe që njihej andej për vlera të larta morale. Ramushi me familje nuk i kishin shkuar as në të pame. Nga ky moment, kishte ndryshuar qëndrim partiak, dhe kishte kaluar pak kohë më vonë në AAK.

Disa vite ishte në TMK. Ishte në luftë, por edhe për atë kohë ka shumë dilema për të bëmat e tij, përveç pjesëmarrjes në luftë.

Madje, njëri nga tre oficerët, që dyshohej se ky kishte marrë pjesë në inskenimin e një komploti për vrasje, është vrarë eprori Adem Zekaj në 2002 në Pejë, një atentat ky ende i pazbardhur.

Ky dyshohet se së bashku me një person tjetër, kishte kërkuar likuidimin e Stafit komandues në QSU (Qendrën Stërvitore Ushtarake-pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes e themeluar nga ministri Ahmet Krasniqi) në Papaj, në Koshare. “Aksioni ka qenë i urdhëruar nga niveli i dytë. Që i bie Nasimi, Isa Balaj si shef i policisë në shtabin qendror dhe G2”, thonë burimet e besueshme të Gazetës SHQIPTARI.eu.

Por, veprimi më kriminal, që ai ishte përpjekur ta kryejë është sigurimi i një vrasësi që do ta ekzekutonte presidentin Rugova.

Dëshminë e ka dhënë njeriu, të cilin ai kishte bërë shumë përpjekje që ta angazhonte në detyrë.

Hysni Rama, i njohur me nofkën “Raketa”, ishte ushtar komandos në Koshare, në njësinë “Cobra” dhe njëri nga ushtarët që kishte marrë pjesë në tërheqjen e trupit të Sali Çekajt.

“Hysniu-Raketa, ishte tek unë, dhe në prani të të tjerëve më tha, se mua Nasim Haradinaj më ka ofruar të më paguajë 300 mijë marka, vetëm e vetëm që ta vras Rugovën”, kishte pohuar Raketa, na rrëfen dëshmitari. Kjo e kishte alarmuar këtë hero, por historia mbeti një tregim në mirëbesim deri tani, pa u publikuar.

Fatkeqësisht, ai ka vdekur pas një sëmundje pak vite më parë.

Pra, mëkatet e Nasim Haradinajt janë të mëdha, dhe dyshohet se ky ishte në kategorinë e lart të atyre që kanë prishur qetësinë me vite në Pejë dhe Dukagjin, pa harruar rolin negativ të rëndë të Qerim Kelmendit, Daut Haradinajt dhe të tjerëve, që përdornin ligjin e forcës, dhunës.

Pasuria e tij është marramendëse, të paktën sipas shqiptarëve në Zvicër, ka dy shtëpi në Emenbryke, kantoni i Lucernit, në emër të një jo shqiptari, vlera minimale e një shtëpie në atë zonë është 300 mijë franga, por shtëpitë e tij, janë shumë më të shtrenjta, na rrëfen një shqiptar nga diaspora, njohës i zhvillimeve në luftë dhe pas saj.

SHQIPTARI.eu

Fotografia e FARK- UÇK Shoqata e Veteranëve të Luftës

Tetor 1998. Nga e Majta:
Ukë Maloku, Fatmir Hoti, Hysen Berisha, Hysni Rama-RAKETA, Homëz Dura, Xaj Qela, Qamil Jasiqi dhe Bekë Osmonaj.