Sot është arrestuar në flagrancë një zyrtar i një ministrie në Kosovë, pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.
Gazeta raportoi më parë se zyrtari i arrestuar është nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Të njëjtat burime për IndeksOnline konfirmojnë se zyrtari, Leotrim Gashi ka pranuar rryshfet në shumën prej mbi pesë mijë eurosh.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë./Botapress.info/