Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka arrestuar katër të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit që u prangosën janë të moshës 21-23 vjeçare, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit.
Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka bërë me dije se të arrestuarit janë: Vuk Jovic, Rastko Nedeljkovic, Matija Milic dhe Lazar Kovacevic.