[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: Gani Geci, ja kush e vrau kolonel Tahi Zemajn? (Bisedë telefonike CD)



Botapress, 4 janar – Më 4 janar të vitit 2003, në orët e mbrëmjes në hyrje të qyteti të Pejës u vra kolonel Tahir Zemaj, me djalin e Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj.

Kjo vrasje shënon vazhdimësinë e vrasjeve politike në Kosovë dhe është ndër vrasjet më makabre jo vetëm për kolonelin por edhe për djalin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, aktivist i FR të LDK-së në Deçan, shkruan Botapress.

Prej atëherë organet e hetuesisë së UNMIK-ut dhe të Kosovës nisën hetimet por nuk përfunduan kurrë.

Mendohet se dy policë të Kosovës, të ndjerët Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj pasi kishin bërë një hetim profesional dhe derisa po përgatitnin dosjen për të dërguar në Prokurori, u vranë në një pritë të organizuar më 26 nëntor të vitit 2003. Atutorët e kësaj vrasje u zbuluan dhe u dënuan me burgim maksimal deri më 20 vjet

Prej atëherë duket se u mbyllën të gjitha shtigjet e hetimeve për vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, djalit Enisit dhe kushëririt Hasan Zemaj.

Familjarët e kolonel Tahri Zemajt disa herë kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhet kjo vrasje por deri më tash nuk është shënuar ndonjë progres.

Një përpjekje për të zbarudh këtë vrasje e ka bërë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci. Ai ka inçezuar një bisedë telefonike me një person me emrin Brahim, i cili jep disa detaje, që nuk do të thotë se janë të vërteta, për motivet dhe autorët e mundshëm të kësaj vrasje.
“Në CD dëgjohet një bisedë me pyetje – përgjigje, ku pyetjet i parashtron Gani Geci, e ku përfolën disa raste kriminale që kanë ndodhë në Kosovë dhe disa vrasje të pa ndriçuara. Në këtë bisedë në mes Gani Gecit dhe personit Brahimi aludohet për disa informacione që janë vështirë të verifikueshme. Sidoqoftë këtë CD e posedojnë organet e drejtësisë dhe sigurisë së Kosovës dhe EULEX-i.

Ju ftojmë ta dëgjoni këtë telefonatë të inçezuar nga Gani Geci (Boptapress)