[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: FSK sonte mund ta rrënojë murin në Veri të Mitrovicës



Burime nga Presidenca e Kosovës i kanë thënë Botapress-it se presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të FKS-së po shqyrton mundësinë e angazhimit të FSK-së për rrënimin e murit në Veri të Mitrovicës.

 

Botapress, 30 janar

 

Në bazë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, nesër skadon afati për rrënimin e murit në Veri të Mitrovicës. Kështu në bazë të kësaj resolute, nëse autoritetet vendore nuk ndërmarrin një veprim të tillë për rrënimin e këtij muri, atëherë obligohet Qeveria e Kosovës që të veprojë në bazë të kompetencave të veta dhe të rrënojë këtë mur.

Por, si në rastin e trenit të Serbisë, edhe më rastin e murit, duket se presidenti Hashim Thaçi do të marrë primatin e veprimit.  Burime nga Presidenca e Kosovës i kanë thënë Botapress-it se presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të FKS-së po shqyrton mundësinë e angazhimit të FSK-së për rrënimin e murit në Veri të Mitrovicës.

Presidenti Thaçi do të thirret në bazë të Nenit Neni 126 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht pikave 2 e 3 të këtij neni që përcaktojnë rolin e FSK-së dhe të presidentit të Kosovës si komandant i Përgjithshëm i FSK-së.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, FSK mund të rrënojë murin sonte ose më se largu nesër në mesditë, nëse në ndërkohë autoritetet lokale të veriut të Mitrovicës nuk do të ndërmarrin një veprim të tyre për rrënimin e këtij muri, shkruan Botapress.

 

Neni 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës]

1. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.

2. Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës është Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila gjithmonë i nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike.

4. Forca e Sigurisë e Kosovës është profesioniste, pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës.

5. Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës e emëron Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të rekomandimit të Qeverisë. Organizimi i brendshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës rregullohet me ligj.