[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: Endriti i jep fund lidhjes me Drita Stubllën, ja fakti (Foto)



Ishte data 31 dhjetor e vitit 2016 kur një portal kosovar zbuloi lidhjen e Endritit, djalit të vetëm të presidentit të Kosovës me Drita Stubllën, motrën e dizajneres Lia Stubllës.

Pas publikimit të këtij lajmi, mediat më pas filluan duke hedhur në dritë këtë lidhje, e ku më pas edhe e bënë temë ditore e madje edhe javore të pjesës së yjeve.

Ende pa kaluar dy javë nga zbulimi i kësaj lidhje, ajo ka marr fund dhe çifti janë ndarë mes vete.

Gazeta NewBorn, mëson nga burime shumë të sigurta se tashmë gjithçka ka përfunduar rreth kësaj lidhje dhe se Endriti dhe Drita nuk janë më bashkë, e poashtu këta të dy nuk janë duke e ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram.

Deri më tani ende nuk dihen arsyet e shkëputjes së kësaj lidhje, por ajo tashmë ka përfunduar./Gazeta NewBorn/16122248_1533881646641821_871693896_o