[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekskluzive: A e kishte plagosur Fatmir Limaj, njërin nga vëllezërit Buja gjatë luftës?!



Një histori lufte e patreguar, por që gjurmët e saj nuk janë fshirë dot. As plaga nuk është fshirë nga koha, por as dhimbja e saj. Përplasjet nga kjo dhimbje vazhduan fuqishëm.
Ajo që dihet publikisht, por vetëm pas zbulimeve të mëvonshme nga mediat, është se Shukri Buja kishte dëshmuar në Hagë kundër Fatmir Limajt, komandantit të UÇK-së nga Malisheva, mjaft kontravers, por që sot po lufton kundër klanit të Thaçit.
Por, cili është shkaku i vërtetë i këtij konflikti, i cili ka mbetur i mbuluar.
Kjo e vërtetë tani duhet të tregohet nga vëllezërit Buja, Rama dhe Shukriu, të cilët kishin përgjegjëis të larta në Zonën e Nerodimes, ashtu si këta e kishin ndarë në fakt organizimitn administrativ të luftës.
Shkak për të kërkuar këtë të vërtetë u bë deklarimi i Shukri Bujës në televizon, se në Rambuje, trimat e “Utbinës” jo, por këta të “Rognerit” paskan pas guxim të shkonin të armatosur në Rambuje, dikush si Adnan Merovci thotë me bomba, dhe madje meqë figurat kryesore nuk janë gjallë, dhe s’kanë si e demantojnë, thotë gjëra që vështirë se vetë i beson.
Me ato revole në udhëtimin për në Rambuje, mundoheni ta bëni veten të lavdishëm, si tregimi për Isa trimin në Konferencën e Londrës, kur nuk e kishte dorëzuar njërën armë, muhabet tjetër nëse kishte përfituar ndonjë gjë më shumë.
Dilema e parë është se nëse vërtetë këta shkuan me armë në krah (brez), si nuk u zbuluan nga detektorët nëpër aeroportet (ku kishin frikë se mos zbuloheshin?!). Pa qenë të pajisur me leje speciale ndërkombëtare të armëve, nuk mund të hysh në aeroport, madje, vështirë kjo lejohet edhe për trupat që përcjellin presidentët e shteteve më të fuqishme.
Si i kaluat detektorët, ju nuk keni pasur mbështjellës special, që e shkëput (armën) nga receptorët e detektorëve, apo keni lëvizur ‘luadheve’ të alpeve, dhe me tre hapa i kalonit malet, si ‘trimat e jutbinës’? Po të ish për këngë, si dikur ju edhe atyre do ja kalonit, madje edhe përrallave arabe, ‘fluturimet me qilima’ apo ‘me kuaj fluturues’.
Por, për të luftuar ju nuk gjetët kohë. Madje, edhe ky tregim i juaji bizar, s’është asgjë më shumë, se zbulim i të vërtetës, se ju se kishit mendjen tek lufta, aq sa ‘edhe armët’ i zhvendosët, në vend se ti kthenit nga Beogradi, Serbia, ushtarët e policët serb, i kthyet kah Franca, dhe nëse Adnan Merovci po e thotë të vërtetën, dikush nga ju i morët ato, për ta frikësuar e shantazhuar Rugovën, nëse nuk ua lejoi dikush për këtë qëllim, pasi pozicionet tuaja labile i dinin.
Apo mos ndoshta me ato armë keni dashur të tregoni se ishit trafikantë dhe kur flisni sot, dëshmoni se mbetët trafikantë.
Ti lëmë ironitë dhe shakatë.
Trego ti Shukri, meqë di aq shumë sekrete, se cili nga ju vëllezërit jeni plagosur në luftë, në cilën betejë, dhe me armë të çfarë kalibri?!
Apo mos ka pasur ndonjë betejë, ndërmjet komandantëve të Malishevës dhe atyre të Nerodimës? Pse ndodhi përplasja, për të liruar e ndëshkuar ca bashkëpunëtorë të UDB-së su morët vesh apo pse? (Info e Nazim Bllacës kjo).
Kush e shkrehu armën, në cilin vend, cilin e goditi dhe në cilën pjesë të fytyrës? Ku u mjekua z.Buja? Si arriti ti shpëtojë vdekjes dhe a kishte motive të fshehura këtu?
Dhe meqë po flisni për armët tregoni se çfarë arme ishin ato në Rambuje, mos ishte ndonjëra armë prej tyre e përdorur në fushëbeteja?
Tregoni, bëjeni transparente se në cilën faqe dhe nga kush jeni plagosur?
Nga që Shukria ia kishte futur Fatmir Limes me informacione në Hagë, do të ishte mirë të dëshmonte se kush e plagosi në faqe, atë apo vëllain e tij Ramën, dhe a është ky motiv për luftë ‘speciale’, për revansh ndaj Fatmir Limës?
A po mos ishin shkak i kësaj ‘lufte’ dyshimet se dikush nga ju mund të ishte pjesë e UDB-së, si akuzoheshin e vriteshin edhe bashkëpuënëtorët e Rugovës, apo ishte e kundërta?!
Mos u dorëzo Bujë, bëje një bujë të madhe në opinion, fol për të vërtetat e luftës, se sa veta kishit planifikuar të vrisnit dhe a do të kënaqeshit apo jeni kënaqur, kur vriteshin heronjtë e luftës! SHQIPTARI