Ekonomisti amerikan, Stephen Roach beson se presidenti kinez Xi Jinping është i vetmi njeri që mund të ndikojë tek presidenti rus Vladimir Putin.
“Unë mendoj se ka vetëm një person në botë që mund të ndikojë tek Putini, dhe ai është Xi Jinping. Është Kina ajo që ka një avantazh dhe mendoj se i takon Jinpingut ta shfrytëzojë këtë moment,” tha Roach, i cili gjithashtu është një i punësuar në Universitetin e Yale.
Sipas profesorit amerikan, Jinping është ndër ata që besojnë se Pekini do të bënte gabim të forconte partneritetin me Moskën.
Roach vlerësoi se kjo do ta bënte edhe Kinën fajtore për atë që po ndodh në Ukrainë.Siç tha ai për televizionin amerikan CNBC, Jinping momentalisht ndodhet në anën e gabuar të historisë.