Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, biznesmeni Remzi Ejupi, ka folur për qeverisjen e vendit nga një ekonomist dhe efektet e kësaj në ekonominë e tërësishme të Kosovës.
Ejupi ka treguar se kryeministrin Isa Mustafa e ka uruar kur ai ka marrë këtë pozitë, sepse sipas biznesmenit kosovar, Mustafa e njeh shumë mirë fushën e ekonomisë.
Ai ka thënë Qeveria e Musafës ka pasur lëvizje pozitive, dhe një nga to sipas tij, është edhe rritja e buxhetit të Kosovës.
Biznesmeni ka shtuar se për shënimin e kufirit me Malin e Zi, të gjitha partitë duhet të arrijnë një marrëveshje sepse liberalizimi i vizave, që shihet si kusht i Demarkacionit, do të kishte ndikim tejet të madh në rritjen e ekonomisë së vendit.