Shumë shpesh dialekti nga Kosova dhe ai i Shqipërisë janë përfolur shumë për dallimin që kanë mes vete.
E kjo gjë është diskutuar edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.Së fundi, në rrjet ka qarkulluar një video teksa shihet Einxhel duke diskutuar me disa banorë të tjerë për dialektin e ish banorëve nga Kosova në shtëpinë e BBV-së.
“Dagzin në fillim e kisha problem ta kuptoja por më vonë ai e pastroi të folurit”, u shpreh Einxhel.
Edhe Iliri rrëfeu se e kishte problem ta kuptonte Fifin dhe Granitin dhe sipas tij shumë shpesh disa gjëra i iknin.