Sado e çuditshme t’ju duket, aplikimi i kungullit në fytyrë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Sipas ekspertëve, kungulli është i pasur me acide alfa hidroksi, të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe rinovimin e lëkurës.
Ai gjithashtu përmban nivele të larta të antioksidantëve të tillë si likopeni, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lira.
Si mund ta përdorni? Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto përbërës: 1 filxhan kungull, ½ filxhan kos, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes për disa minuta.