[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Efektet e para të urdhrit të Trumpit – myslimanët s’lejohen të hyjnë në Amerikë



Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për ndalesën e emigrantëve myslimanë, ka hyrë menjëherë në fuqi.

Poseduesit e green card dhe ata që kanë viza janë ndaluar të fluturojë drejt SHBA’së, vetëm pak orë pasi Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për kufizimin e emigrantëve që mund të hyjnë nga vendet myslimane në SHBA.

Komitetit Arabo-Amerikan Kundër Diskriminimit ka njoftuar se aeroportet në SHBA gjithashtu kanë marrë urdhra që disa pasagjerë, të cilët kanë arritur të fluturojnë drejt SHBA’së, të kthehen mbrapsht në vendet e tyre të origjinës.

Ky komitet ka paralajmëruar myslimanët të cilët duan të aplikojnë për viza, me qëllim që të vizitojnë SHBA’në, se vizat e tyre do të refuzohen automatikisht. Kjo gjë vlen edhe për myslimanët që kanë green card. Ato do të anulohen dhe urdhri është që personat që posedojnë dokumente të tilla të largohen brenda natës nga SHBA’ja.

Trump ka suspenduar programin e migrimit për 120 ditë, si pjesë e masave të tij për “mbajtjen e terroristëve radikalë islamikë jashtë SHBA’së.

Urdhri ekzekutiv i quajtur “Mbrojtja e vendit nga hyrja në SHBA e terroristëve të huaj”, gjithashtu ndalon hyrjen e refugjatëve sirianë.

Nga ky urdhër, përveç Sirisë preken edhe shtetet e tjera si Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Në anën tjetër, zyrtarët e doganës në SHBA nuk kanë dhënë numrin e saktë të personave që janë ndaluar të hyjnë në territorin amerikan