Edita Tahiri: “Nuk pritet një marrëveshje finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”

Sot po zhvillohet takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lidhur me këtë takimi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka reaguar ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se sot nuk pritet një marrëveshje finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, shkroi Tahiri në Facebook./Botapress.info/

ngjashme