Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkroi Rama në Facebook/
Ndryshe ende nuk janë dhënë detaje lidhur me atë se si ndodhi ky aksident, por që pak më parë është konfirmuar se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.