• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Edi Rama e pranon takimin me ish-zyrtarin e FBI-së, thotë se hetimi s’ka të bëjë më të

nga Bota Press
25 Janar, 2023
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Kryeministri shqiptar Edi Rama, e ka pranuar që është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal, i cili është akuzuar për korrupsion në ShBA, megjithatë thotë se hetimi ndaj tij, nuk ka lidhje me të.

Pas një takimi të mbajtur me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, Rama ka thënë për mediat shqiptare se kjo është një çështje që po hetohet nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo për vrasje nga pakujdesia apo kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore, ndërsa ka shtuar se ka zero akuzë në lidhje me të.

 

 

Lajçak arrin në Kosovë, Bislimi e pret në darkë pune, ZKM thotë se nuk ka kërkesë për takim

“Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Zero.”- është shprehur Rama.

Ndër të tjera ai ka thënë se gjithë raportimet janë si pasojë e keqleximit të këtushëm, duke shtuar se përmendja e emrit të tij në një takim nuk ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në ShBA.

“Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm. Përmendja e emrit si pjesë në një takim nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Pra në SHBA është bërë hetim dhe janë nxjerrë përfundime. Takove një zyrtar të lartë të FBI, po e takova. Takova një zyrtar të lartë të FBI, po e takova, por kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja” – ka thënë ai.

Ndër të tjera Rama ka shtuar se nuk do të komentojë asgjë mbi këto komente sepse është e kotë.

“Të komentoj mbi komente është e kotë. Unë dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që çështja kryesore është çështje krejt tjetër“, – është shprehur kryeministri shqiptar.

Kujtojmë se, ish-shefi për kundërzbulim në zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, të hënën u akuzua për bashkëpunim me një oligark të sanksionuar rus dhe fshehje të qindra mijëra dollarëve që dyshohet se i kishte marrë nga një ish-punëtor i një agjencie shqiptare të inteligjencës, kur ishte zyrtar i lartë i Byrosë Federale të Hetimeve.

Ndërkohë që prokurorët kanë pretenduar se gjatë disa udhëtimeve jashtë vendit në Shqipëri, Austri e Gjermani, McGonigal kishte dështuar që të tregojë përmes dokumenteve zyrtare amerikane se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me një politikan kosovar dhe me disa figura të tjera.

Tags: Edi RamaSHBA

Të ngjashme

Kosovë

Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Dasmë brenda shtëpisë së Big Brother Vip? Tea i habit të gjithë me deklaratën: Unë do shkoj si dashnorja e …

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Lajme

Profesor Artan Fuga shtron pyetjet: A kishte dashnore Skënderbeu? A bënte ahengje në Kështjellë, a hante me duar a me lugë?

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin
  • Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë
  • Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit
  • “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
  • Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.