[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edi Rama: Berisha dhe Basha si Messi dhe Neymar



Edi Rama bëri thirrje se më 18 Qershor politikanët duhet të jenë lojtarë dhe jo spektatorë.

 

 

Kështu ai ironizoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët i krahasoi me Messin dhe Neymar.

“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës, mos u mërzisni fare se ju keni Messin, ata kanë Saliun. Ju keni Neymar ata kanë Lulin. Në fund të fundit miqtë e mi, futbolli është shfaqje, në të gjithë jemi spektartorë. Kur mbaron ndeshja, s’ka rëndësi kush fiton, ndërsa beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne s’jemi spektatorë. Jemi lojtarë dhe beteja bëhet për Shqipërinë që duam, që e duam shtet, me punë, me mirëqenie”, tha ai në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Durrës, shkruan Lapsi.al.

Kjo ironi që Rama përdori godet deri diku dhe vetë atë, pasi kundërshtarët e tij politikë, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën i krahasoi me super yje të futbollit.

Shfaqje ose jo, në Juventusin që ai përkrah, nuk mund të veçosh ndonjë super yll që Rama mund të portretizonte veten për ta krahasuar me Messin (Berishën) apo Neymar (Bashën).