Prodhuesi gjerman i veshjeve sportive Puma ka pezulluar funksionimin në të gjitha dyqanet e tij në Rusi, ka njoftuar ajo, raporton Sky News, përcjell Botapress.info
Marka, e cila ka 100 dyqane në Rusi, kishte ndaluar tashmë dërgesat në Rusi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Të gjitha këto sanskione që i bëhen Rusisë, vijnë pasi kjo e fundit filloi pushtimin e Ukrainës, gjë e cila ngjalli reagime të ashpra kundër Rusisë.
Duhet shtuar se përveç markës PUMA, edhe rrjete të tjera si ajo e YouTube, kanë bllokuar funksionimin e kanalave ruse. /Botapress.info/