”Një lajm tejet i mirë në këtë ditë janari, për FFK-në, e cila fitoi edhe një betejë të fundit
kundër shtetit të Serbisë, përkatësisht kundër federatës serbe”, ka thënë në komunikatën për media, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së .
”Sapo mora lajmim nga kryetari i UEFA-s z. Çeferin se CAS-i e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për
anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA”, shtoi ai.
..Kjo ishte përpëlitja e fundit serbe që të ndryshojë vendimin, por argumentet tona në UEFA ishin më kokëforta se sa
dëshira e Serbisë për ta na ndaluar pranimin tonë”.
..Edhe njëherë u dëshmua se kishim të drejt dhe CAS-i e njohu vendimin e UEFA-s si të
ligjshëm në favorin tonë, e që unë isha thellësisht i bindur se një vendim i tillë do të
sjellë CAS-i, sepse në anën tonë e kishim të drejtën tonë të cilën jo vetëm ne por edhe
miqtë tanë e mbrojtën”.
”Me këtë edhe njëherë u mposhtë shteti serb, i cili kishte paguar alamet ekspertë për ta zhbërë vendimin e UEFA-s, si dhe iu mbyllë goja skeptikëve se
gjoja mund të rikthehet vendimi i marrë nga Kongresi i UEFA-s i mbajtur më 3 maj 2016”.
”Ky vendim i CAS-it duhet të na fuqizojë edhe më shumë të gjithëve që të ecim tutje dhe
ta bëjmë më të mirën e mundshme për futbollin e Kosovës, të plotësojmë kushtet dhe të
arrijmë objektivat që na presin”, përfundon komunikata, transmeton Botapress.info.