Sa herë përmenden rekordet në futboll, menjëherë të bie në mend emri i Cristiano Ronaldos.
Superylli portugez mbanë mbi supet e tij disa rekorde në futbollin europian dhe jo vetëm.
Së fundmi, ai e ka thyer edhe një të tillë, shkruan Gazeta Express.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbolilt dhe Statistikave (IFFHS), Cristiano Ronaldo është lojtari i parë që ka shënuar kundër 200 skuadrave të ndryshme.
Ronaldo së fundmi shënoi në humbjen e Al-Nassr ndaj Al-Qadisiyah.
Gjatë këtij sezoni, Ronaldo ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 3 asistime në të gjitha garat me Al-Nassr.
39-vjeçari ka edhe një synim tjetër, për të arritur 1000 gola në karrierën e tij. Momentalisht, Ronaldo ka 911 gola të shënuar.