Xhudistja Nora Gjakova ka arritur ta bëjë përseri Kosovën që të shkëlqejë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar finalen që ia siguron medaljen e artë, shkruan Gazeta Botapress.
Nora në finale është ndeshur me xhudistën nga Franca, S.L. Cysique. Nora në kategorinë -57 kg, ka mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.