[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe një gënjeshtër nga mediat e Beogradit: Kosova po rekruton njerëz për të luftuar serbët



Mediat serbe kanë raportuar sot se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka në plan formimin sa më shpejt të ushtrisë së Kosovës dhe rekrutimin e të rinjve.

Gazeta serbe “Kurir” e cila kohët e fundit vazhdimisht e ka në ballinë Presidentin Thaçi, sot shkruan se ai ka urdhëruar që menjëherë të bëhet një listë e të gjithë shqiptarëve që mund të bartin armë.

Siç raporton “Kurir” plani i Thaçit për trajnimin e forcave shqiptare është provokimi i radhës për serbët.