Gazetari Vehbi Kajtazi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me një pjesë të shoqërisë civile po tregohen të anshëm në rastin e aktivistëve të këtij subjekti të cilët akuzohet për veprën penale të terrorizmit.
“ADN-ja që është bërë është thirr direkt në mbetjet e granatës që ka ra, që është hedhur në Kuvendin e Kosovës… Nëse nuk është gjetur ADN-ja në të, kjo nuk do të thotë që nuk është kryer vepra prej atyre njerëzve”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.