[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe në Zvicër shënohet rënie e madhe në numrin e kërkesave për azil



Kërkesat për azil në Zvicër kanë rënë për gati një të tretën, në rreth 27.200, vitin e kaluar, pasi që autoritetet kishin mbyllur rrugën tokësorë ballkanike, e cila ishte përdorur nga mijëra persona për të ikur nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, ka thënë sot agjencia e e migrimit (SEM).

SEM parashikon se rreth 24.500 njerëz do të kërkojnë azil këtë vit në Zvicër, por paralajmëroi se ky numër mund të rritet në 32.000 varësisht nga fluksi i refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut dhe nëse marrëveshja evropiane me Turqinë për t’i zmbrapsur ata do të mbetet në fuqi, transmeton Express.

Vetëm në muajin dhjetor të viti 2016, kërkesat për azil ranë për 64 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, duke e çuar rënien e plotë të vitit në 31 për qind, pasi rruga përmes Ballkanit u mbyll në mars dhe autoritetet zvicerane morën vendim të ashpër në kufi me Italinë verën e kaluar.