“Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot”, dedikimi prekës i vajzës që vdiq në aksident bashkë me të fejuarin

Jeta e çiftit të të rinjve, Almenia Karajt dhe Shkumbin Bratit u pre në mes si pasojë e aksidentit tragjik në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Fushë-Krujë-Milot.

LEXO EDHE KETE

E trishtë: Aksidentohet këngëtari shqiptar me të fejuarën, humbin jetën në lule të rinisë

“Sa me fat jam që jetën do e ndaj me ty 04.03.2020″ këto ishin fjalët që e reja Almenia Karaj i dedikoi të fejuarit të saj Shkumbin Bratit dy ditë më parë, por fati deshi që ëndrrat e tyre të ndërpriteshin në mesa, pasi një aksident tragjik u mori jetën në afërsi të Thumanës.

“Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot”, ky ishte një tjetër dedikimi prekës i 16-vjeçares Almeina Karaj ndaj të fejuarit të saj Shkumbin Brati 20 vjeç.

Në aksidentin tragjik humbë jentën edhe dy shoferët e makinave që u përplasën./Botapress.info/

ngjashme