• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Edhe Kosova do të përfshihet në deklaratën e samitit të NATO-s

nga Bota Press
14 Qershor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Në deklaratën e përbashkët e cila do të miratohet sot (14 qershor) në samitin e NATO-s në Bruksel do të përmendet edhe Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në draftin e kësaj deklarate, i cili ka rreth 50 faqe, do të flitet kryesisht për sfidat e NATO-s në përballje me kërcënimet e reja, reformën e Aleancës, por edhe për angazhimet e saj jashtë territorit të vendeve të NATO-s.

Në tekstin e përgatitur për miratim nga ana e shefave të shteteve të Aleancës pritet të mbështetet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Pritet po ashtu të përsëritet përkushtimi i NATO-s për të ndihmuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do t’iu bëhet thirrje vendeve të rajonit për një partneritet dhe bashkëpunim më të madh mes vete.

Në tekstin e deklaratës do të shprehet mbështetje edhe për Bosnje e Hercegovinën, integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

Samiti i sotëm në Bruksel është i pari në të cilin merr pjesë edhe presidenti amerikan, Josep Biden, që nga betimi i tij në këtë pozitë, në janar të këtij viti.

Nesër (15 qershor) në Bruksel do të zhvillohet edhe një samit i BE-së me Shtetet e Bashkuara. Këto takime, si në NATO ashtu edhe në BE, shihen si dëshmi për forcimin e aleancës mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Pikërisht rajoni i Ballkanit Perëndimor, e sidomos Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, shihen si shembull ku bashkëpunimi transatlantik është rruga më e mirë për të arritur sukses.

Shumica e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë anëtare të NATO-s me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë anëtare të Partneritetit për Paqe me NATO-në ndërsa në Kosovë NATO-ja ka misionin e saj ushtarak të KFOR-it./Botapress/

Tags: NATO-Kosova

Të ngjashme

Aktuale

Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Aktuale

Aksident i rëndë, vdes një 23-vjeçar

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Aktuale

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviqit dhe malazezëve për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Aktuale

Vjen një lajm i keq për çmimin e rrymës

nga Bota Press
12 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona
  • Aksident i rëndë, vdes një 23-vjeçar
  • Ju kujtohet vajza e Zhades, ja si duket sot ajo
  • Genes i ndalohet hyrja përgjithëmonë në SHBA, kjo është arsyeja
  • Tuna Sejdiu: “Zogu” ma i mirë prej krejtve apo jo!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.