• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Edhe kjo ndodh në Kosovë: Djali i saj humbi të folurit nga dhuna në familje, zyrtari i shtetit ia mori 1.400 euro viktimës

nga Bota Press
1 Qershor, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim lëndën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në të cilën ishte shpallur fajtor i akuzuari A.P.,  për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ai ishte në detyrën e mbrojtjes së një gruaje viktimë e dhunës nga ish-bashkëshorti. Sipas aktakuzës, A.P i ka kërkuar para gruas, që shteti ia kishte ofruar keqpërdoruesin për ta mbrojtur.

Sipas aktakuzës dhe aktgjykimit i akuzuari A.P., akuzohet dhe shpallet fajtor, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2018 rreth orës 17:00 në lokalin “E…” në Vushtrri, në cilësinë e personit zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij.

Ai akuzohet se nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, nuk ndërmerr veprime zyrtare që është i detyruar të ndërmarrë me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete ashtu që, në cilësinë e përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimës, kërkon nga ana e vëllait të dëmtuarës F.P.,, e cila ishte viktimë e dhunës në familje, shumë prej 3000 mijë euro në formën e borxhit, edhe pse i njëjti asnjëherë më parë nuk është njohur me të dëmtuarën apo familjarët e saj.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara dhe vëllai i saj nuk kanë pasur shumën prej 3000 mijë euro, por viktima, paratë e kursyera të djalit të saj në shumën prej 1400 euro ja jep përmes vëllait të saj të pandehurit. Arsyeja e kërkimit/dhënies se parave ishte blerja e një veture nga ana e të pandehurit.

Shumën prej 90 euro, A.P, sipas aktakuzës, e kishte kërkuar po ashtu nga vëllai i të dëmtuarës për trajtimin shëndetësor të djalit të pandehurit për shërim jashtë vendit si dhe përfitime tjera, si: mbushjen e veturës me karburant, darka dhe dreka të cilët kanë qenë të detyruar t’i shërbejnë të pandehurit duke e shfrytëzuar pozitën e vështirë të të dëmtuarës e cila ka qenë subjekt i dhunës fizike dhe psikike nga ana e burrit të saj.

Gjykata e shkallës së parë e ka gjykuar me dënim me burgim prej 6 muajve A.P.,, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi i shqiptuar me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro.

Prokuroria e Apelit ka propozuar që të aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ashtu që aktgjykimi “të ndryshohet dhe ndaj të akuzuarit të shqiptohet dënim më i lartë”, ndërsa të refuzohet përgjigja në ankesë e mbrojtësit të akuzuarit A.P., si e pabazuar.

Në ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pretendohet se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë e ka vërtetuar gjendjen faktike, mirëpo sa i përket sanksionit penal për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor parashihet dënim me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Kështu, si shkalla e lartë e dashjes, vihet në theks të veçantë vetëdija e të akuzuari për të kryer këtë vepër penale që të përfitojë dobi pasurore në cilësinë e përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimës ka kërkuar nga vëllai i të dëmtuarës, e cila ishte viktimë e dhunës në familje shumën prej 3.000 euro në formë borxhi, edhe pse më parë asnjëherë nuk ishte njohur me të dëmtuarën dhe familjarët e saj.

“Ndërsa, e dëmtuara paratë e kursyera të djalit të saj, i cili si pasojë e dhunës në familje ka humbur të folurit, ashtu që i akuzuari merr 1400 euro nga vëllai i të dëmtuarës për të kryer nevoja të tij personale”.

Sipas ankesës i akuzuari e ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare dhe shoqërore të dëmtuarës dhe nuk ka përfaqësuar drejtë interesat e saj në procedurë penale dhe civile duke mos ushtruar ankesë kundër vendimit mbi dënim ndaj bashkëshortit të viktimës në procedurën pranë Gjykatën Themelore në Podujevë.

Andaj, në rrethana të tilla prokuroria kërkon një dënim më të lartë duke marrë parasysh edhe detyrën zyrtare që kishte i akuzuari. /Gazeta Botapress/

Tags: Gjykata e Apelit

Të ngjashme

Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Hekuran Murati ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

ERDHI DITA: Zyrtari i Qeverisë Kurti shpërndan postimin kundër Amerikës të enveristit Xhafa

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Gruaja që tentoi vetëvrasjen në Suharekë ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti, arrestohet i dyshuari

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën
  • “Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas
  • Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)
  • Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)
  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.