E vërtetuar: Kopshtaria zvogëlon depresionin dhe artritin për shkak të baktereve të mira

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet ta kaloni kohën tuaj të lirë në kopsht Qëndrimi në natyrë është gjithmonë i këndshëm, dhe shkencëtarët pohojnë se aktivitetet në kopsht, më saktësisht bakteri Mycobacterium vaccae, i cili gjendet në tokë, gjithashtu kontribuon shumë në shëndetin e njeriut.

Na bën të ndihemi më të relaksuar dhe më të lumtur, dhe po ashtu zvogëlon depresionin, transmeton Botapress. Njeriu e thith këtë bakter kur bie në kontakt me të dhe ai hyn në qarkullimin e gjakut.

Përfitimet e tij reflektohen në faktin se mund të stimulojë prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë dhe, përveç kësaj, përmirëson funksionet kognitive, ka një efekt pozitiv në sëmundjen e Crohn-it, madje edhe në artritin reumatoid.

Efekti i këtij bakteri “antidepresiv” ndihet deri në tri javë, pohojnë ekspertët.

Hulumtimet janë bërë edhe në pacientët me kancer, të cilët kanë thënë se cilësia e jetës së tyre është përmirësuar dhe janë më pak të stresuar./Botapress/

ngjashme