• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka pranaur disa kërcënime në llogarinë e saj në facebook.

Sipas deputetes ky kërcënim erdhi për shkak të keqkuptimit që kishte Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz me një deklaratë të saj.

“Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Musliu-Shoshi shkroi se për kërcënimet e marra do të hap edhe rast në Polici.

mes tjerash ajo ka shkruar se PDK ka bërë historinë, kurse Vetëvendosje të vazhdojë me filma.

“Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë këtu në shërbim të Atdheut, edhe atëherë kur ju dhe idollët tuaj refuzonit ta njihnit shtetësinë dhe simbolet e Kosovës. 🇽🇰❤️🇺🇸“, thuhet në postimin e MUsliu-Shoshit.

Postimi i plotë:

Kosova ka qenë plotësisht NË TË DREJTËN e saj për të shpallur PAVARËSINË, dhe për këtë kontributi i familjes sime është i njohur.

Mirëpo, fakti se Kosova ka qenë në të drejtën e saj, nuk nënkupton që për këtë do të pasonin njohjet ndërkombëtare pa ndihmën e aleatit kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E drejta e popullit të Kosovës për të shpallë pavarësinë u shfrytëzua edhe në vitin 1990, por rezultoi me një njohje të vetme – atë nga Shqipëria. Pra, e drejta për të shpallur pavarësinë nuk t’i garanton edhe njohjet ndërkombëtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008 nga aso kohe kryeministri Hashim Thaçi, Kosova mori me dhjetëra njohje nga shtet më të fuqishme të botës, dhe këtë vetëm falë bashkëpunim me SHBA-të dhe me shtetet mike në Europë.

Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?

 

Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.

Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici.

Për fund këtyre kërcënuesve iu them:

PDK bëri historinë, ju vazhdoni bëni filma. Ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë këtu në shërbim të Atdheut, edhe atëherë kur ju dhe idollët tuaj refuzonit ta njihnit shtetësinë dhe simbolet e Kosovës. 🇽🇰❤️🇺🇸

 

 

E juve pushka top iu bëftë.

P.S NDJESË PËR GJUHËN E PËRDORUR!

 

 

 

Tags: Arjana Shoshi Musliu

Të ngjashme

Aktuale

Ambasada Gjermane del me njoftim: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza…

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Ish-ministri i mbrojtjes në Serbi: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet i gjallë, veç ai e di kush e urdhëroi…

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

“Plani për aneksimin e Veriut”, Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Dislokimi i forcave shtesë britanike në Kosovë u bë pas një “kërkese urgjente nga NATO”F753

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Deputet të “ uritur” për tre muaj i harxhuan 25 mijë euro dreka
  • Zyrtare: Nis ulja e tarifave të roaming BE – Ballkani Perëndimor
  • Ambasada Gjermane del me njoftim: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza…
  • ​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë
  • Kurti mbledh kryetarët e komunave, mungon vetëm Lulzim Hetemi i Leposaviqit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.