[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E turpshme: Ja si portieri grek e fyen Besart Berishën në Australi (VIDEO)



Besart Berisha vazhdon të jetë protagonisti absolut i kampionatit australian të futbollit me golat e tij, apo edhe me faktin se në një mënyrë apo një tjetrën, tërheq vëmendjen e kundërshtarëve.
 
Në derbin e Melburnit, ku Victory mundi Cityn me rezultatin 2-1, sulmuesi shqiptar ishte protagonist me një penallti të humbur, një gol të shënuar dhe një zënkë me portierin kundërshtar i cili lëshoi fyerje raciste ndaj tij.

Berisha humbi një penallti në minutën e 63-të dhe vetëm pak minuta më vonë, City kaloi në avantazh. Futbollisti shleu gabimin në minutën e 84-të kur dërgoi topin në rrjetën e portierit Buzanis.

Vetëm dy minuta më vonë, një pasim për sulmuesin shqiptar, u devijua në rrjetë nga një mbrojtës i Cityt, duke i dhënë avantazhin 2-1 dhe më pas fitoren skuadrës së Berishës, shkruan ‘PanoramaSport’.

Por këtu plasën edhe polemikat. Berisha mori topin nga rrjeta dhe ia hodhi portierit Buzanis, ndërsa ky i fundit, një ish-futbollist i kombëtareve të moshave të Greqisë, filloi të shante sulmuesin shqiptar duke e quajtur mes të tjerave edhe “cigan”. Gjyqtarët nuk e panë këtë episod, por parashikohet që Buzanis të dënohet për këto fyerje raciste.

SHIKO GOLAT

 

https://vid.me/BK7k