Dy futbollistë të rinj, Antonio Kopiq dhe Davor Deliq, nga Bosnja dhe Hercegovina, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, transmeton Demokracia.com.
Lajmin e tmerrshëm e ka konfirmuar klubi i tyre:
– Trishtim i madh goditi Ostra Lukën tonë këtë mëngjes. Sot herët në mëngjes morëm lajmin se dy të rinjtë tanë, Antonio Kopiq dhe Davor Deliq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë miqtë dhe për të gjithë ne nga Ostra Luka.