• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

E tmerrshme: Vajza e mitur që u zhduk në Fushë Kosovë u drogua dhe u dhunua nga një person 

nga Bota Press
27 Nëntor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Dhunimet janë rastet më të tmerrshme që po ndodhin në vendin tonë dhe në shumicën prej tyre viktima janë vajzat e mitura, të cilat shfrytëzohen e keqtrajtohen seksualisht. Javën që po lëmë pas, Sinjali ka raportuar për disa ngjarje të tilla, por edhe një rast tjetër u zbulua gjatë ditës së djeshme dhe detajet janë mjaft tronditëse. Këtë herë, një vajzë përveç që dyshohet se u dhunua, sipas informacioneve të para, ajo u detyra edhe të konsumojë substanca narkotike. Rasti dyshohet se ka ndodhur në një motel të Fushë Kosovës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se personi që po dyshohet për këtë rast është një 21-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. Sinjali mëson se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur për më shumë se 1 javë. 

LEXO EDHE KETE

Ngjarje e rëndë: Shkuan në Gjeravicë, por nuk janë kthyer ende, thuhet se njëri ka vdekur

Por si u zbulua dhe cilat janë detajet e trishta? 

Vajza fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga një familjare e saj më 18 nëntor, e cila njoftoi Policinë dhe kërkoi ndihmën e Policisë për ta gjetur mbesën e saj, për fatin e të cilës nuk dihej asgjë. Viktima, e cila jeton me një familjare, pasi prindërit janë ndarë që një kohë atë ditë u largua nga shtëpia dhe askush s’kishte informacione se ku gjendej.

Gjatë kësaj kohe, vajza dyshohet se ka qëndruar në motelin “Berati” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e ka keqtrajtuar seksualisht. Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë rast është se derisa i dyshuari është shoqëruar me viktimën, të njëjtën dyshohet se e ka droguar, duke e detyruar të konsumojë substanca narkotike, nën ndikimin e të cilave më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Përveç drogës, i dyshuari i ka dhënë të miturës edhe alkool, që më pas ta shfrytëzojë gjendjen e saj, për të abuzuar me të.

Tmerri që ka përjetuar vajza ato ditë, u zbulua kur ajo u gjet gjatë ditës së djeshme dhe rrëfeu para zyrtarëve policorë se çfarë i kishte ndodhur në motel, ku dyshohet se u dhunua nga i riu 21-vjeçar. 

Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, që urdhëroi të sigurohet prezenca e të dyshuarit dhe arrestimi i të njëjtit. Pasi u kap nga Policia, i riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka lëshuar aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. /Botapress.info/

 

Tags: Dhunimfushe kosovePolicia e Kosoves

Të ngjashme

Aktuale

Vjen deklarata e papritur nga Kurti pas takimit me Lajcakun

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Aktuale

Shikojeni dallimin e madh të koeficientit të pagës së policit dhe ushtarit (Dokument)

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Analiza e BBC: Pse ishte kaq vdekjeprurës tërmeti në Turqi dhe Siri
  • “Do të ketë tërmet me magnitudë 7.5”, si e parashikoi eksperti holandez tërmetin e Turqisë 3 ditë para se të ndodhte
  • Konfirmohet: Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës është i rrejshëm
  • Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, thotë avokati serb
  • Të paktën 2300 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.