Një vajzë irakiane 10 vjeçare është rrahur për vdekje me mjete torturuese të mesjetës, të mbushur me helm, nga militantët e ISIS’it në se të nënës së saj.
Vogëlushja e quajtur Gaten, u dënua vetëm se kaloi pragun e shtëpisë.
Nën rregullat strikte të imponuara nga fudamentalistët e qytetit të Mosulit, femrat e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia vetëm.
Sipas medias ruse Sputnik, nëna e vajzës u pyetur nga të ashtuquajtur ‘policët e ISIS’it nëse ajo vetë apo vajza e saj do të merrte përsipër dënimin e ashpër.
Duke besuar se ndëshkimi nuk do të ishte fatal për vajzën, ajo në mënyrë të habitshme la vajzën e saj të rrihej.
Por anëtaret femra të brigadës al-Khansa me mjetin e tyre të torturës, me të cilin veprohej edhe në mesjetë, e masakruan për vdekje 10 vjeçaren.