Se është fans i flaktë i Albin Kurti dhe mbështetës i pakursyer i tij, gazetari Xhevdet Pozhari e ka dëshmuar edhe në një postim të fundit në grupin ‘meKryeministrin’, në Facebook, ku si gazetar që është i ka reaguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), veç pse këta të fundit dënuan gjuhën linçuese të këtij grupi, shkruan Gazeta Botapress.
Analisti i Vetëvendosjes (VV) dhe gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pasi që AGK e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit ‘mekryeministrin’, në Facebook.
Pozhari ka postuar në këtë grup një fotografi me kryministrin Kurti, që aq shumë e përkrahë dhe ka shkruar: “AGK nuk më përfaqëson mua! Liria e shprehjes është e drejta e secilit”.
Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto.
Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK’në.
Ndaj AGK’së përveç Xhevdet Pozharit ka reaguar edhe deputetja Fitore Pacolli dhe militantët e VV’së. Më poshtë keni edhe një linçim që ka ndodhur dje ndaj gazetarisë dhe medias në vend. /Botapress/