Policia e Kosovës, ka njoftuar për katër raste të dhunimit dhe sulmit seksual, në raportin 24 orësh, shkruan Gazeta Botapress.info
Në raport, Policia ka njoftuar se në katër rastet janë dhunuar e sulmuar seksualisht katër femra.Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Kaçanik dhe Viti.
Raporti i plotë nga Policia:
Gjakovë ,30.03.2022 – 23:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kaçanik, 29.03.2022 – 23:35. Në lidhje me rastin me datë 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Viti, 23.03.2022 – 21:00. Me 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 30.03.2022 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /Botapress.info/