[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E tepruar kjo: Shikojeni se çka shkruajnë sot mediat serbe për Haradinajn



Mediet e shkruara dhe ato elektronike në Serbi, sjellin në mënyrë spektakulare “dëshmitë” e reja rreth rastit Haradinaj, nga patologu, dr. Zoran Stakoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ish drejtor i spitalit ushtarak në Beograd.

Dr. Stakoviq, deklaron për mediet se në mënyrë intensive përcjell ngjarjet, që po zhvillohen rreth Haradinajt, çfarë dokumentacioni është dërguar institucioneve ndërkombëtare, posaçërisht Tribunalit të Hagës dhe se si sipas tij na qenka joserioze, që ai, nuk është përgjigjur për asgjë!

“Ne këtu shohim se ka një numër të madh të njerëzve, të cilët flasin për krimet e tij. Unë nuk e kam parë askënd nga organet tona zyrtare të flas në Francë. Në Francë, ata është dashur t’i tregojnë të gjitha krimet, të cilat ai i ka kryer në Kosovë”, ka thënë Stankoviq.

Ai, tregoi fotografinë e një nëne dhe vajzës së saj, të cilat ishin qytetarë lojalë të Serbisë, të cilat janë likuiduar në mënyrën më monstruoze në Suharekë, vajza më parë ishte përdhunuar.

“Është paksa qesharake se si dikush del dhe thotë, të formojmë një komision për të mbledhur prova. Përfaqësuesit e Agjencisë Informative të Sigurimit, kanë sjellë mbi 200 regjistratorë me provat për krimet në Kosovë”, shprehet Stankoviq.

Ky zyrtar i lartë i Serbisë, megjithatë, nuk pret shumë nga drejtësia franceze, duke dhënë vlerësimin e tij, se Hardinaj, do të lirohet më dy mars, njoftojnë  mediet serbe.