E rëndë: Mbi 48 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi e Siri

Të paktën 42 mijë e 310 njerëz kanë vdekur në Turqi nga dy tërmetet e fuqishme që ndodhën më 6 shkurt, njoftoi të martën agjencia turke për menaxhimin e emergjencave. Ky lajm e çon në mbi 48 mijë numrin e përgjithshëm të viktimave, pasi në Siri është raportuar për rreth 5 mijë e 800 të vdekur.

Presidenca për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi tha se tërmetet me qendër në distriktet Pazarcik dhe Elbistan janë pasuar me 7 mijë e 184 dridhje të tjera, raporton agjencia turke e lajmeve, “Anadolu”.

LEXO EDHE KETE

Ky shtet goditet nga një tjetër tërmet

Tërmetet me fuqi prej 7,7 dhe 7,6 shkallësh prekën edhe dhjetë provinca të tjera: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga kjo fatkeqësi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmave kanë ngritur mbi 300 mijë tenda dhe 6 mijë e 375 kontejnerë në zonën e tërmetit. Sipas agjencisë turke, tash për tash në terren janë duke punuar mbi 14 mijë e 700 punëtorë të kërkim-shpëtimit nga vendi dhe bota.

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi në një konferencë për gazetarë se të paktën gjashtë persona vdiqën dhe 562 të tjerë u lënduan – 18 në gjendje kritike – pas një tërmeti të ri të hënën në provincën Hatay./Botapress.info/

ngjashme