E rëndë: I kërkoi para xhepi, babai bën për spital të bijën 20-vjeçare

Një incident i dhunës në familje është regjistruar në Heraklion të Greqisë, ku protagonistë është një baba shqiptar dhe dy vajzat e tij.

Gjithçka nisi kur vajza 20-vjeçare i kërkoi babait të saj një para xhepi. Ai u përpoq t’i shpjegonte asaj se nuk kishte para, por vajza këmbënguli duke bërë që të lindte një grindje mes tyre.

Babai 54-vjeçar nga Shqipëria e goditi 20-vjeçaren duke i shkaktuar mavijosje në sy.

Në këtë situatë në debat ka ndërhyrë edhe vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçare, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin. Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje teksa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit./Botapress.info/

ngjashme