Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 24-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohej se kishte konsumuar sasi të madhe të barnave për qetësim.
70% e rasteve të grave të vrara në Kosovë kryhen nga familjarët
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën. Sinjali mëson se ajo ka deklaruar që ndodhej në gjendje të rëndë emocionale, prandaj ka përdorur mbidozë qetësuesish.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Tentim vetëvrasje’. /Botapress.info/