Luiza Gega është një nga femrat më të shpejta të botës në 3000 metra me pengesa.Atletja e njohur shqiptare është renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.
Kosovës i bëhet edhe një padrejtësi, s’i lejohen simbolet shtetërore në Olimpiadën e Shahut
Në pistë, Luiza tregoi sërish se është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje, Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar prej saj në këtë Botëror është fantastike.
Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Luiza Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik, në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022”.
Gjithashtu, presidenti i Shqipërisë, Ilir meta, ka bërë një postim në Facebook duke përgëzuar Gegën për këtë arritje historike./ h.ll/Botapress.info/