E përfshirë në korrupsion, arrestohet zyrtarja e lartë e Parlamentit Europian

Nënpresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, burri i saj dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar si pasojë e kontrolleve të bëra nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën ndaj Korrupsionit në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.

Në pranga ka përfunduar Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe F. G., ish-asistent parlamentar i Panzeri, bashkëpunëtor aktual i lidhur me grupin S&D dhe shoqërues i Eva Kaili e cila është eurodeputete greke që nga viti 2014.

LEXO EDHE KETE

E dhimbshme: Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali

Arrestimi i saj u bë i mundur pas kontrtolleve në shtëpinë e saj, ku në pranga ra edhe bashkëshorti i nënpresidentes së PE.

E vetmja mënyrë për të arrestuar një deputet të mbrojtur nga imuniteti i tij është kapja në flagrancë. Dyshohet se janë kryer akte korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar nga Katari.

Pas arrestimit Eva Kaili, është përjashtuar nga partia pas hetimeve nga autoritetet belge për akuzat për korrupsion.

“Pas zhvillimeve të fundit dhe hetimit të autoriteteve belge për korrupsionin e zyrtarëve europianë, eurodeputetja e PASOK-ut Eva Kaili është përjashtuar nga partia me vendim të presidentit Nikos Androulakis”, njoftoi partia e qendrës së majtë./Botapress.info/

ngjashme