[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E pazakontë: Këta dy kryetar të komunave kanë numër të njëjtë të votave



 

Drenica që nga sot ka kryetaret e rinj. Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci kanë arritur të fitojnë pa balotazh në raundin e parë të zgjedhjeve komunale.

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin qartë se asnjëri prej këtyre dy kandidatëve nuk ishte as afër balotazhit.

Një gjë që është tejet interesante del të jetë se që të dy, Jashari e Lladrovci kanë numrin e njëjtë të votave.

Derisa Lladrovci ka arritur të marr në Drenas 13.124 vota, Jashari në Skenderaj ka mbledhur 13.111 vota, pra vetem 13 vota më pak.

Rikujtojmë se edhe numri i votuesve në këto dy komuna llogaritet të jetë i përafërt.