Cristiano Ronaldo është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe çdo lëvizje e portugezit ndiqet shumë në internet dhe kjo është dëshmuar edhe një herë.
Këtë herë ai ka postuar në rrjetet sociale një foto krejt të zakonshme ku shihet i ulur në një kolltuk.
Pavarësisht se kjo nuk është një foto tërheqëse, postimi mori më shumë se gjashtë milionë pëlqime në vetëm pak orë.
Ronaldo sivjet është pjesë e Manchester Unitedit, por që zhgënjyen si skuadër duke mos e arritur kualifikimin as në Champions League. /Botapress.info./