Koracia rikthen ndeshjen ndaj Spanjës, barazohet rezultati 1 me 1. 85′: Kroacia rikthen shpresat shënon gol, ngushton rezultatin në 2 me 3.
77′ GOOL: Ferrnando Torres ndëshkon edhe një herë Kroacinë. Cesar Azpilicueta sapo ka shënuar gol në minutën e 57, kundër Kraocisë, duke ia dhënë epërsinë kombëtarës së tij spanjolle, transmeton Botapress.
Për momentin rezultati është 2 me 1, ku goli i epërsisë, erdhi pas asistimit të sulmuesit Ferran Torres Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës e vlefshme për kualifikim në fazën çerekfinale të Euro 2020.
Një ndeshje mjaftë interesante po zhvillohet nga të dy ekipet dhe janë shënuar dy gola. Spanja ka shënuar gol në minutë e 38 ndaj Koracisë, përmes Sarabias.
Tani për momentin rezulatati është i barabartë 1 me 1. Minuta e 20, Kroacia po udhëheq me rezultat 1 me 0, ndaj Spanjës, pas një gabimi amatoresk të portierit spanjoll, Unai Simon.
***
Ka filluar ndeshja në mes të Kroacisë dhe Spanjës e vlefshme për “EURO 2020”. Po zhvillohet minuta e 17′, ende nuk ka ndonjë rast konkret për shënim nga dy skuadra. Deri më tani po zhvillohet lojë e qetë, asnjë nga lojtarët e skuadrave nuk janë ndëshkuar me karton të verdhë.
Spanjë është ajo që po e dominon ndeshjen, duke poseduar topin me mbi 80 për qind, shkruan Botapress.
Sot (e hënë) do të zhvillohet ndeshja interesante mes Kroacisë dhe Spanjës.Dy Kombëtaret duan vetëm fitore në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.
Formacionet tashmë janë bërë publike:
Kroaci: Livakovic; Juranovic, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic; Rebic, Petkovic Spanjë: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Gayá; Busquets, Pedri, Koke, Ferran; Sarabia, Morata. Ndeshja zhvillohet në “Parken Stadium” dhe nis në ora 18:00./Botapress/