• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

E pabesueshme: Ja kush i ngriti barrikadat në veri

nga Bota Press
21 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 21 tetor- Kamionët e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, bllokuan rrugët në veri për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës.

Kamionë të shumtë kishin bllokuar rrugën në Mitrovicë të Veriut, një javë më parë.

Kjo pas aksionit që Policia e Kosovës pati në disa qytete të Kosovës në luftim të kontrabandës, përfshirë edhe veriun.

E këta kamionë që u vendosën për të penguar Policinë e Kosovës, i takojnë kompanisë pastrimi “Standard”, ku drejtor figuron ministri në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq.

Në ditën e ngjarjeve në veri, një përgjigje për këtë i është kërkuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit u shpreh i habitur duke thënë se nuk ka informacion se ministri Rakiq ka një kompani.

T7 ka drejtuar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të mësuar nëse tashmë janë kryer hetime për këtë çështje.

Megjithatë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sidoqoftë faqja e kompanisë pastrimi nuk e ka emrin e Rakiq si drejtor.

Por, emri i tij figuron në regjistra të ndryshëm të bizneseve në shtetin serb.

Edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Serbi, figuron kompania e Rakiq si pronë e ministrit të Qeverisë Kurti.

Për këtë biznes që zotëron, ndaj Goran Rakiq kishte nisur hetime edhe Agjencia Kundër Korrupsionit në Serbi, në korrik të vitit 2020.

Kjo për shkak të dyshimit se Goran Rakiq ka shkelur ligjin duke mos raportuar pronën dhe të ardhurat e tij në këtë institucion.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, asnjëherë nuk ka deklaruar këtë biznes në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë, duke i raportuar vetëm pozitat nga institucionet e Kosovës.

Së fundmi, në muajin prill të këtij viti Rakiq ka deklaruar vetëm të ardhurat që i përfitoi si ministër në Qeverinë Hoti.

T7 ka nisur pyetje edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Mosdeklarimin e pasurisë dhe të ardhurave, njohësit e drejtësisë e kategorizojnë si vepër penale.

Miftaraj thotë se kompania mund të hetohet shumë lehtë me një kërkesë të MPB-së.

T7 ka telefonuar edhe ministrin Rakiq, mirëpo i njëjti nuk ju është përgjigjur thirrjeve e as mesazheve të televizionit, percjell Botapress.info

Tags: barrikadatgoran rakiqVeriu

Të ngjashme

Aktuale

Server: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajtje të madhe

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Pse nuk u nënshkrua marrëveshja në Ohër: Deklarata e Borrell dhe Escobar pas takimit maratonik

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Ambasadori francez paralajmëron pasoja për palët që nuk i respektojnë marrëveshjet

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Departamenti amerikan e përmend rastin Dehari: Hetimet po vazhdojnë, mostrat e tij u zhdukën

nga Bota Press
21 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Pejë
  • Server: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajtje të madhe
  • Pse nuk u nënshkrua marrëveshja në Ohër: Deklarata e Borrell dhe Escobar pas takimit maratonik
  • Dita botërore e Sindromës Down
  • Ambasadori francez paralajmëron pasoja për palët që nuk i respektojnë marrëveshjet

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.