[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E pa besueshme se sa e ka ndryshuar Yllka Gashin Amerika (Foto)



Yllka Gashi për shumë vite ka qenë figurë tejet familjare për publikun kosovar.

Fillimisht e kemi parë në xhirimet festive të “Labia” teksa vallëzonte me këngët e motrës së saj Donikës, e më pas në emisionet televizive të Aides e Armendit, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja Yllka Gashi së fundi po jeton në Amerikë dhe ajo nuk është aspak e pranishme në jetën artistike vendore.

Yllka duket e lumtur dhe e plotësuar pranë të bijës, Nines, që e konsideron gjithçka, gjënë më të vlefshme të saj, shkruan “Kosovarja”.

Në fotot e fundit të realizuara nga fotografi Bashkim Hasani, që gjithashtu jeton në SHBA, Yllka duket tejet ndryshe.