Botapress, 25 Shtator – As kryeministri Kurti, as ministri Sveqla e rrjedhimisht as presidentja Osmani nuk kanë deklaruar qartë se para se të vendosnin masaën e reciprocitetit të tabelave në veri, të jenë konsultuar me faktorin ndërkombëtar, vendet e Quin-tit dhe KFOR-in. Kur u pyet në konferencën e sotme, ministri Sveqla tha se faktori ndërkombëtar e ka ditur se më 15 shtator skadon afati i marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016. Pra, Sveqla tha se “faktori ndërkombëtar e ka ditur” por nuk argumentoi se ky faktor ndërkombëtar është njoftuar zyrtarisht me gojë apo me shkrim, apo se është konsultuar paraprakisht para se të nisen pjestarët e Njësisë Speciale në Veri, shkruan Botapress.
Tash kur situata ka eskaluar dhe kur Serbia po provokon seriozisht me aeroplanë dhe tankse në Veri të vendit, edhe presidentja Osmani edhe Kryeministri Kurti po apelojnë te faktori ndërkombëtar ”’që ta ndalin Serbinë” apo që “të mos e mbyllin syrin para nxitjes së Serbisë”.
Thënë më troc, kjo është një hipokrizi deklarative përballë faktorit ndërkombëtar. Ky faktor nuk është këtu për të përcjellë “datat e skadimit të marrëveshjeve” mes Kosovës e Serbisë por për t’u konsultuar dhe për t’u koordinuar edhe në raport me Serbinë.
Një punë qe e ke nisë kryenë vete, duhet me e “bitisë” poashtu krye ne veti.
Por për fatin tonë të mirë të Kosovës dhe popullit të saj, faktori ndërkombëtar është më serioz se sa hiporkizia e përfaqësuesit e shtetit të Kosovës. Ata janë garantuesit e sigurisë së Kosovës (KFOR-i) e vendet e Quint-it, janë garantues të sovranitetit e të integritetit të Republikës së Kosovës, shkruan Botapress.