Botapress, 3 Qershor – Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kritikuar vendimin e Lumir Abdixhikut për kandidimin e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja. . Ai ka thënë se kandidati për Prishtinën duhet të jetë kandidat i partisë e jo i bezneseve të caktuara apo i shoqërisë civile, shkruan Botapress.
Musafa në një prononcim për gazetën online Insajder është shprehur se “Kryetari i Prishtinës nuk është vetëm menaxher; para së gjithash është politikan. Është njeri që zbaton orientimet politike të LDK-së në drejtimin e kryeqytetit. Prandaj është kandidat i partisë, jo i bizneseve të caktuara apo i shoqërisë civile. Unë do të preferoja njerëz të LDK-së, si psh. Besnik Berisha, Arban Abrashi, Vlora Dumoshi, Besnik Krasniqi…. ka shumë; secili i përgatitur dhe i lidhur me LDK-në. Sigurisht se asnjëri nga këta nuk do të mburrej se është apartiak, por do të mburrej se është LDK”, ka thënë Mustafa.
Pas këtij deklarimi të ish-kryetarit të LDK-së i cili dha dorëheqje pas humbjes së thellë të LDK-së më 14 shkurt, ku në zgjedhjet nacionale mori vetëm rreth 12% të votave elektorale, në linkun e postuar në Botapress, vërshuan komente, kryesisht kundër Isa Mustafës duke e akuzuar për humbjen e LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale por edhe për keqmenaxhim të LDK-së si dhe të fondit të 3% të Republikës së Kosovës.
Më poshtë po i botojmë disa prej këtyre komenteve të lexuesve
Hec bre si nuk ki turp stratexhija juaj e pru ketu ldk.baju se vertet te ka skadu afati.
Shtine bishtin ndërmjet këmbëve edhe shko te shpija merre shpatën në dorë edhe bë HARAKIRI si japoneztë kur ju shkon fëtyra …????????????
Po nuk ke nevojë fare me kuptuar,iku koha jote!
Ti me pas qenë aq strateg nuk e kishe pru LDK buz egzistecës dhe jam i sigurt se nese te lejohet ty qe të përzihesh në punët e LDK në të ardhmen ata do ta kenë shum veshtir qe ta arrin edhe pragun zgjedhorë.
Ti me strategjinë tënde e ki pru LDK në 12%. Hec baju…!
Te skadoj afati tash pirdhu ne llap mos le shum per Ldk se ti e ke shkatrru e tash naj tesh ketu turp duhet me te ardh se ke hy ne ldk qa ka fitu Ldk me juve shuj ma trus qaty ma mir mos fol mo
Ty stë pytë më askush
Mshilu dikund mos të sheh as kush! Ti duhet tê pergjigjesh per 3% me Bujar Bukoshin!
Me qene e mundur ti edhe Agim Veliun e kishe prefrue per Prishtine
Ja ec more kush po te vet ty penzioner qe e shkatrove ldk baju
Ja ec more kush po te vet ty penzioner qe e shkatrove ldk baju
Po kush po te pyte ty se ? Kerkush nuk te ka lype mendim ty o i paftyre.